Top News - Kolaudimi i automjeteve/ Vendimi, do kryhet edhe në rrugë

2020-06-18 0

Qeveria vjen me një ligj të ri për qarkullimin e automjeteve dhe mjeteve. Në njoftimin e publikuar në Fletoren Zyrtare, parashikohet që krahas kontrollit teknik, të ketë edhe kontrolle të rastësishme në rrugë.
Ministritë përkatëse ajo e Transporteve dhe e Brendshme e motivojnë vendimin për dy arsye; rritjen e sigurisë rrugore dhe pakësimin e ndotjes së ambienteve.
Në vendim janë përcaktuar të gjitha mjetet përkatëse dhe nisin nga ato mjete motorike me shpejtësi mbi 25 km në orë, ndërsa do të kontrollohen në rrugë të paktën 5 mjeteve që qarkullojnë në vendin tonë për çdo vit.
Mjetet që do të përzgjidhen janë ato me rrisk të lartë rreziku për sigurinë rrugore ose për mjedisin. Ky udhëzim do të zbatohet për mjetet rrugore me motor, me një shpejtësi të projektuar më shumë se 25 km/orë.

Kur identifikohen mjete që do t?i nënshtrohen një kontrolli teknik fillestar në rrugë, inspektorët mund të përzgjedhin si prioritet, mjetet e operuara nga ndërmarrjet me profil të lartë rreziku. Mjetet, gjithashtu mund të përzgjidhen rastësisht për kontroll ose kur ekziston dyshimi se mjeti paraqet rrezik për sigurinë rrugore ose për mjedisin.

Inspektori verifikon nëse ndonjë mangësi e treguar në raportin e mëparshëm të kontrollit teknik në rrugë është korrigjuar. Në bazë të rezultatit të kontrollit teknik fillestar, inspektori vendos nëse mjeti ose rimorkioja e tij duhet t?i nënshtrohen një kontrolli teknik më të detajuar.
Një kontroll teknik më i detajuar në rrugë, do të kryhet duke përdorur njësi të lëvizshme kontrolli ose një objekt i posaçëm kontrolli në rrugë ose në një qendër kontrolli teknik, kjo e fundit, siç referohet në legjislacionin përkatës.

Organi kompetent i përcaktuar nga ministria përgjegjëse për transportin, task-forca, e krijuar sipas legjislacionit në fuqi është përgjegjëse vetëm për krijimin e sistemit të vlerësimit të riskut, kryerjen e kontrollit teknik në rrugë, të ngarkesës së lejuar dhe sigurimit të saj. Masat administrative ndërmerren nga shërbimet e policisë rrugore për shkeljet e konstatuara.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#MinistriaTransporteve#Kolaudimi#TopChannel