Arrestimet ne Aeroportin e Rinasit - (10 Qershor 2000)

2020-06-17 11

Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Aerporti i Rinasit nga port për largimin nga Shqipëria po kthehet në një kurth për të kërkuarit nga policia. Zyber Qazimi 30 vjeç lindur në Dibër dhe banues në Tiranë është personi i fundit që ka shijuar çelikun e prangave në aeroport. Ai është bërë personi i dytë që është arrestuar në 48 orët e fundit në ambientet e Rinasit. Në tentativë për t?ju shmangur kontrollit policor pas akuzave që rëndojnë mbi të nga ana e organeve të drejtësisë.

Dy ditë më parë komisariati i policisë së Rinasit, arrestoi 45-vjeçarin Gjek Pepaj nga Hoti i Malësisë së Madhe. Mbi të rëndon akuza e drejtorisë së policisë së prefekturës së Shkodrës, për vrasje dhe kultivim të bimëve narkotike. Ndërsa i arrestuari i djeshëm Zyber Qazimi u kthye nga Bolonja me avionin e shoqërisë Albanian Airlines.

Gjatë kontrollit të pasaportës policia kriminale dyshoi se ai fshihej pas dokumenteve të rreme. Pasi u ndalua ai u dërgua në komisariatin nr.1 të policisë së Tiranës. Nga hetimet rezultoi se ai kishte deklaruar emër dhe adresë banimi të rremë. Pas identifikimit u mësua se 30-vjeçari kërkohej nga policia e Durrësit nën akuzën, vrasje.

Brenda dy muajve të fundit është rasti i gjashtë që policia e Rinasit ndalon dhe arreston persona të kërkuar nga policia. Kjo ka detyruar hetuesit e Prokurorisë së Përgjithshme që po hetojnë rreth skandalit të Rinasit, veç akuzave për favorizim të njerëzve dhe drogës të nisin hetimet dhe për favorizim të personave të kërkuar për tu larguar nga Shqipëria./tvklan.al


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Free Traffic Exchange