Që pardje Saranda është pa ujë. Stacionit të Vrionit 6 kilometra larg qytetit, iu dogj i vetmi elektromotor me fuqi 400 kilovat. Defekti mund të rregullohet nesër ose pasnesër. Avaria ndodhi të dielën rreth orës 22:00. Që nga fillimi i vitit, 30 mijë banorë të Sarandës, kanë qenë në mëshirë të elektromotorit që i la në baltë në këtë pisk vape.
Mes Bashkisë dhe Ndërmarrjes së Ujësjellësit, ka patur një shkëmbim përgjegjësish në dhënien e fondeve dhe për një elektromotor rezervë dhe për mbajtjen e tij. Këtë dialog banorët e qytetit jugor dhe të fshatrave të tij e kanë paguar me 2 orë e gjysëm ujë në ditë ndërsa nga e diela po e paguajnë me çezma të shteruara.
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/