Në video tregohet momenti ku gazetari i Report Tv, Elvis Hila po filmonte përplasjes me pronares së një objekti që kundërshtonte prishjen e tij dhe policisë, të cilët e tërhiqnin prej krahu me forcë.
?Nuk më është dhënë asnjë lloj urdhri. Ke ardhur më ke thënë, do hiqen, se kur do hiqen? nuk më ke lënë për sot urdhrin, as shkresë, asgjë. Me gojë më kanë njoftuar për nesër" ka thënë pronarja para mediave.
Pikërisht në këtë moment filmimi është bërë edhe shoqërimi dhe marrja e telefonit nga dora e gazetarit nga shefi i Rendit në komisariatin e policisë Lezhë, Agron Qullhaje dhe shoqërimin e tij me forcë.
Pyetja që ngremë është, se çfarë bëri gabim gazetari Elvis Hila në këtë situatë? Se filmoi në cilësinë e gazetarit?