Policia shoqëron gazetarin e Report TV në Lezhë, po raportonte për aksionin e IKMT në Shëngjin

2020-06-17 0

Gazetari i Report TV, Elvis Hila është shoqëruar nga policia teksa ishte në krye të detyrës, për të raportuar për aksionin e IKMT në Shëngjin, ku u prishën disa ndërtime pa leje.

Duke mos i lejuar të bëjë detyrën, për të informuar publikun, gazetari thotë se shefi i Rendit në komisariatin e policisë Lezhë, Agron Qullhaje i ka marrë telefonin dhe e kanë shoqëruar forcërisht. Sipas gazetarit, policia e ka mbajtur për rreth 10 minuta në furgonin e policisë dhe më pas pas presionit të gazetarëve të tjerë Elvis Hila është lënë i lirë.