Report TV -Kolonjë, 500 banorë të Qafëzezës pa ujë të pijshëm, dy çezma për gjithë fshatin

2020-06-17 0

Fshati Qafëzezë në Kolonjë vuan prej vitesh mungesën e ujit, ndërsa situata bëhet më problematike gjatë verës. Banorët shprehen se janë vetëm dy çezma në qendër të fshatit nga ku mbushin ujë vetëm për të pirë. Bashkia vijon të premtojë ujësjellësin e ri, por banorët mbeten skeptikë pasi ky premtim nuk është mbajtur ndër vite.