Edi Paloka: Po kërkohet dështimi i reformës, Rama do të mbajë pushtetin me votë të vjedhur

2020-06-17 0

#tvora #rtvoranews

Pas bllokimit të konsensusit, opozita akuzon kryeministrin Rama se kërkon dështimin e reformës zgjedhore. Edi Paloka thotë se pasi ka dështuar të kapë komisionet zgjedhore dhe pasi përdori opozitën parlamentare për të tentuar heqjen e koalicioneve, tashmë kryeministri po kërkon të kapë KQZ-në.

Një ditë pas krisjes se konsensusit mes mazhorancës dhe opozitës, Partia Demokratike është e bindur se kryemisnitri Edi Rama po këkron dështimin e reformës zgjedhore.

Nënkryetari, Edi Paloka, thotë se Kryeministri si fillim kërkoi të kapë adminsitratën zgjedhore, më pas përdori deputetët që kanë marrë mandatet e PD e LSI për të hequr koalicionet e tani kërkon të ketë nën urdhrat e tij Komisionin e ri të zgjedhjeve.

Paloka: Ka filluar prapë historinë në Këshillin Politik me KQZ i cili kërkon ta ketë totalisht të vetin. Nuk është opozita por është Rama, ai i cili nuk e ka dashur që në fillim reformën zgjedhore. Vazhdon çdo ditë të bëjë tentativa që, ose ta kapë Kodin e Ri zgjedhor dhe të marrë garanci që nuk duhet t'i ketë ai por duhet t'i ketë opozita për pushtetin, ose ta prishë fare.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/edi-paloka-po-kerkohet-deshtimi-i-reformes-rama-do-te-mbaje-pushtetin-me-vote-te-vjedhur

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv