Vasili: Rama nuk testoi popullsinë, nëse SPAK-u do zgjohej nga gjumi ai do vihej para drejtësisë

2020-06-17 0

#tvora #rtvoranews

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili bën përgjegjës kryeministrin Edi Rama për rritjen e numrit të rasteve me Covid-19. Në një deklaratë për mediat, Vasili tha se vendi është keqqeverisur pasi Rama refuzoi të testonte gjërësisht popullatën.

Petrit Vasili: ''Shqipëria ka muaj me radhë që po përballet me një administrim realisht skandaloz të pandemisë nga Covid-19.Është fare e qartë për qytetarët që vendi është keqqeverisur në mënyrën më të rëndë në një nga momentet e saj më delikate. Të gjitha shqetësimet madhore që i kemi ngritur pa u lodhur për javë e muaj të tërë, rezultuan tërësisht të drejta pasi ishin tërësisht objektive dhe profesionale.

Qeveria shqiptare me në krye Edi Ramën, i cili u vetëpërcaktua dhe u vetëidentifikuar si përgjegjësi kryesor, refuzoi që të testonte gjërësisht popullatën, refuzoi të merrte masa të menjëhershme për të gjithë mbrojtjen e personelit mjekësor, refuzoi që të dëgjonte sugjerimet për të mos aplikuar kufizimet pa asnjë kuptim dhe që nuk ngjanin me asnjë model tjetër të ndonjë vendi të prekur që solli përkeqësim të situatës në vend të përmirësimit të saj.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/vasili-rama-nuk-testoi-popullsine-nese-spak-u-do-zgjohej-nga-gjumi-ai-do-vihej-para-drejtesise

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Free Traffic Exchange