IKMT-ja ''zbarkon'' në Lezhë: Kryebashiaku Ndreu “debatoi” me Lleshajn, por mbështeti aksionin

2020-06-17 5

#tvora #rtvoranews

Pas Shkodrës, fadromat e IKMT-së zbritën në Lezhë ku nisi aksioni për shembjen e ndërtimeve pa leje në bregdet. Ndërhyrja u kundërshtua nga kryebashkiaku i Lezhës në një takim me Ministrin e Brendshëm, por strukturat e bashkisë ishin në terren në mbështetje të aksionit.

Lezhë- Pak ditë më parë ndërsa kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu ndodhej në një takim me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj deklaroi se do të kundërshtonte aksionin e IKMT nëse më parë bashkia nuk do të vihej në dijeni për prishjet

Pjerin Ndreu, kryetari i bashkisë Lezhë deklaroi me 10 qershor 2020: ''Të vijë IKMT-ja të bëjë rrëmuja, pa ditur fare bashkia. Nëse bëhet kjo, unë si bashki refuzoj të marr pjesë në të tilla aksione.''

Por kur fadromat e IKMT-së zbarkuan në bregdetin e Talës të mërkurën e 17 qershorit 2020, për të prishur ndërtimet pa leje , strukturat e bashkisë ishin në krah të tyre bashkë me forcat e Policisë së Shtetit.

Aksionin e kundërshtuan pronarët e ndërtimeve, me argumentin se nuk ishin njoftuar sipas ligjit për ndërhyrjen.

''Kanë qenë parmbrëmë këtu dhe i kam thënë zotëri ka ndonjë problem ky objekt? Jo objekti është në rregull tha.''

Nuk munguan as momentet e tensionit dhe përplasjet.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/ikmt-ja-zbarkon-ne-lezhe-kryebashiaku-ndreu-debatoi-me-lleshajn-por-mbeshteti-aksionin

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv