Top News - Dënohet me 10 muaj burg/ Kërcënoi me sms kreun e burgjeve

2020-06-17 3

Muharrem Zelija është dënuar me 10 muaj burg pasi u akuzua se ka kërcënuar me anë të mesazheve drejtorin e përgjithshëm të burgjeve, Agim Ismailaj. Vendimi është marrë nga gjyqtari Artan Gjermeni.
Muharrem Zelija u vu në pranga më datë 3 shkurt, tre muaj pasi dërgonte mesazhe kërcënuese në telefonin e Ismajlit. Në muajin nëntor të vitit 2019, në telefonin e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Agim Ismajli mbërriti një SMS kërcënuese.
?Të kemi çuar fjalë me njerëz dhe duhet të tërhiqesh, ndryshe ke për ta pësuar keq ti dhe familja jote. S?keni ku të fshiheni,?- thuhej në mesazh. Sipas akuzës, pasi kishte dërguar këtë mesazh, Zelija kishte nxjerrë kartën SIM nga celulari dhe e kishte hedhur. Por, telefonin e kishte mbajtur, dhe pavarësisht se kishte futur numrin e gruas së tij, IMEI e ka identifikuar.
Vetë Zelija i ka mohuar akuzat edhe pse paraprakisht u dyshua se mund të ishte shtyrë nga ndonjë grup kriminal që të bëntë kërcënimin në fjalë. Pas arrestimit, fillimisht gjykata e mbylli në psikiatri si i sëmurë me probleme mendore, ndërsa tani do të vuajë 6.4 muaj burg, pasi përfiton nga gjykimi I shkurtuar.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#MuharremZelija#TopChannel

Free Traffic Exchange