Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka "shkundur" sot drejtuesit lokal të kësaj partie në prag të zgjedhjeve lokale. Të mbrojmë votat tona iu drejtua Berisha vartësve të tij lokalë dhe kush mendon të kundërtën le të largohet.
" Me asgjë nuk do të mund të manipulojnë dot, të dhunojnë procesin e votimit. Partia Demokratike është sot në selinë e saj. Ata drejtues të Partisë Demokratike që mendojnë se mund të na manipulojnë, ata duhet të pyesin veten e tyre ku janë në nivel me forcën morale të anëtarëve të tyre dhe sesioneve të Partisë Demokratike. Votën nuk mund t'a prekin. Këta do të bëjnë projektet e tyre ne do të bëjmë projektet tona për të mbrojtur votën, për të ruajtur integritetin e procesit zgjedhor. Mirë do të ishte t'a bëjmë bashkarisht, këta bëjnë zgjedhje vetë por ne do të bëjmë detyrën tonë. "
Kështu Partia Demokratike ka vendosur të krijojë një strukturë të veçantë paralel me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve e cila do të kontrollojë rreptësisht procesin parazgjedhor.
Gazetare: Ornela Bego
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/