Maqedonia e Veriut ka filluar përgatitjet për zgjedhjet. Përveç azhurnimit të listës zgjedhore do të duhet të zbatojnë edhe protokolle të veçanta shëndetësore. Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, duke komentuar idenë për Kryeministrin shqiptar, tha se për këtë populli do të vendosë në votime.
?Do ta pranoja atë ofertë nëse ofrojnë emër kandidati ose mandatari. VMRO-DPMNE-ja ishte e qartë para disa muajve se unë jam kandidati për Kryeministër, LSDM-ja gjithashtu nominoi Zaevin dhe ja kemi tre kandidatë, edhe pse të tretin nuk e dimë kush është?.
Nga ana tjetër socialdemokratët paralajmërojnë fushatë përmes rrjeteve sociale.
?Ju siguroj se LSDM-ja do të zhvillojë fushatë të sigurtë zgjedhore nga aspekti shëndetësor. Kemi anuluar mitingjet e tubimet dhe ngjarjet që paraqesin rrezik për shëndetin e qytetarëve?.
Ndërkohë që Maqedonia e Veriut përgatitet për zgjedhje, vijojnë të jenë tre shifrorë numrat e të prekurve nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit. Shënohen 134 raste të reja dhe 8 viktima.
Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/