Në një intervistë në Rreze Dielli ishte e ftuar Donjeta Zeqa, përfaqësuese e organizatës Europa Donna, në të cilën adreson të gjitha vajzat që dëshirojnë të dhurojnë flokët e tyre, për vajzat dhe gratë e prekura nga sëmundja e kancerit.
Donjeta tregoi se në fakt për të diagnostikuarat më shumë sesa kompleks të shkuarit tek mjeku është frikë.
?? Do të thoja se më shumë sesa kompleks kanë frikë, patjetër që është edhe kompleksi, sepse ne e dimë tashmë që në disa pjesë në Shqipëri ka një lloj mentaliteti që shumë granuk duan të shkojnë tek doktori dhe nuk duan te tregojnë pjesët e tyre të trupit. Por më shumë është frika e përgjigjes dhe kjo është një gjë qe ne duhet ta vrasim sepse duhet ta kutpojmë njëherë e mirë që nëse e kapim në khë mund të shpëtojmë jetë?? shprehet ajo.