Numri i të infektuarve në vendin tonë në 24 orët e fundit është më i ulët se një ditë më parë, ku nga 333 teste kanë rezultuar 50 persona të prekur.
Në një komunikim për mediat Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publikbëri me dije se rritja e rasteve ditore pozitive në javën e fundit lidhet me uljen e vigjilencës dhe moszbatimin e rregullave të përcaktuara nga autoritetet shëndetësore.
Shpërndarja gjeografike e të identifikuarve pozitivë është si vijon: 12 raste në Shkodër, 11 në Tiranë, 7 në Vlorë, 6 në Krujë, 5 në Korçë, 4 në Durrës, nga 2 raste në Pukë dhe Kurbin, dhe 1 rast në Lushnje.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 13 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë në 1077.
Në spitalin Infektiv sapo është shënuar një humbje jete. Një paciente 82-vjeçare nga Tirana ka ndërruar jetë si pasojë e COVID19. Aktualisht ne sherbimin infektiv po marrin shërbim 53 pacientë, 9 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 3 janë të intubuar.
Në vendin tonë janë aktualisht 608 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë.
?Të nderuar qytetarë, shtimi i rasteve pozitive në aktivitete biznesi, institucione publike dhe private, ndërmarrje me shumë punëtorë mund të shoqërohet me rritje të shtrimeve në spitale dhe të atyre që kanë nevojë për terapi intensive.
Ju lutemi respektoni rregullat. E vetmja mënyrë për të ndaluar përhapjen e infeksionit është duke ruajtur distancën fizike prej 1.5 metër nga njëri tjetri, duke ruajtur higjienën personale dhe duke larë duart vazhdimisht, bizneset dhe institucionet duke respektuar protokollet e përcaktuara.
Maskat janë një domosdoshmëri për t?u mbajtur dhe mos i harroni kur dilni nga shtëpia. Vendosini ato kudo ku ambienti është i mbyllur, në spitale, qendra shëndetësore, dyqane, supermarkete, parukeri, taksi, ambiente pune, zyra shërbimesh.
Familjarët e pacientëve në spitale të shmangin sa më shumë vizitat, të moshuarit kur është e mundur të shmangin kontaktet në qendrat shëndetësore, por të kontaktojnë me mjekun e familjes për barnat me rimbursim.
Ju nuk e dini nëse dikush pranë jush është bartës i virusit. Mbroni veten dhe familjet tuaja. Mos i neglizhoni shenjat e sëmundjes. Tregoni nëse keni simptoma e qëndroni në shtëpi kur prisni përgjigjen e tamponit apo kur jeni në karantinë.
Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga Covid19?. /tvklan.al
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/