Top News - Shtimi i rasteve me Covid/ Shefja e infektivit ngre alarmin

2020-06-17 0

Rastet e reja brenda 24 orëve nuk është brenda pritshmërive, por një situatë për t'u shqetësuar, thotë Doktoreshë Najada Çomo, e cila përsërit apelin për respektimin e masave
Ministria e Shëndetësisë ka vijuar prej ditesh apelin ndaj qytetarev per me shume vogjilence. Mengjesin e sotem ka qene Shefja e spitalit Infektiv në QSUT, Najada Çomo, e cila bën thirrje që të respektohen masat, në të kundërtën, parashikon që numri i të prekurve do të shtohet shumë. Ajo thekson, se në betejën me këtë virus, maska është arma e vetme dhe më e mirë.

Numri i pacientëve të shtruar në shërbim ka ardhur duke u shtuar. Dua të tërheq vëmendjen se një pjesë e madhe e të shtruarve tek Infektivi janë në gjendje të rënduar, një pjesë në terapi intensive. Ajo që dua të thekson është se qytetarë të nderuar, është situatë për t?u shqetësuar nga ana shëndetësore për shëndetin tuaj. Jemi në krye të detyrës për t'ju shërbyer sigurisht. Por keni një detyrim madhor. Të qëndroni sa më larg të sëmurëve, që kanë sëmurë të tjerë. Ulni në maksimum qëndrimin në vende publike, si dhe maska është e vetmja armë mbrojtësi që kemi. Virusi është mes jush, ju bëni hapin për t?u mbrojtur. Ju bëni hapi që të kujdeseni sa më shumë, në të kundërtën në Shqipëri do të kemi një numër të shtuar të personave. Virusi nuk ka më përzgjedhje, jo vetëm mosha të treta. Janë moshat e reja që e çojnë tek të tjerët duke e çuar te moshat e treta. Kini në vëmendje se ky virus është shumë tepër mes jush tani që u hoqën dhe barrierat, pra vendi është i hapur", eshte shprehur como ne vieon sensibilizuese postuar ne rrjetin social.

Qe nga nisja e muajit qershot shqiperia ka rregjistruar numer te larte te infektueshem, ndjeshem ne rritje ne krahasim me ditet e pikun te pandemise. Ku vlen te thkesohet që virusi ka regjistruar vatra të mëdha dhe të rrezikshme dhe brenda QSUT-së, 6 reparte janë të prekura, e ndërsa është zgjeruar edhe harta e qyteteve të prekura.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#NajadaÇomo#QSUT#TopChannel