Ministri Muçi takim me sindikalistët e Profarmës - (10 Qershor 2000)

2020-06-16 3

Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Ministri i Ekonomisë dhe Privatizimit Mustafa Muçi në takimin me sindikalistët e ndërmarrjes së Profarmës sot, pasi është njohur paraprakisht me kërkesat e tyre ka deklaruar se nuk do të ketë ndërprerje apo ngadalësim të procesit të privatizimit. Pyetjes së punëtorëve për njohjen e procesit të tenderit, ai deklaroi se ky proces do të jetë transparent dhe i hapur.

Ministri sqaroi përfaqësuesit e Profarmës se janë marrë masa që puna të mos ndërpritet më në këtë ndërmarrje pasi faji ka qenë i drejtoreshës dhe kjo gjendje tani është e sqaruar. Kërkesës së punëtorëve për të qëndruar të gjithë në punë, ai iu përgjigj se për këtë do të vendos firma që do të fitoj tenderin për Profarmën./tvklan.al


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Free Traffic Exchange