Zgjedhja e anëtarëve të KQZ duket se i ndan palët në Këshillin Politik të reformës zgjedhore. Pas përfundimit të takimit, Oerd Bylykbashi tha se kanë bërë një propozim të ri për zgjedhjen e këtyre anëtarëve. Sipas tij kjo formulë është në kushtetutë, pasi me këtë formulë përzgjidhen organet e sistemit të drejtësisë. Sipas opozitës, qëllimi i mazhorancës është të kapë të gjitha organet e KQZ.