Takimi i sotëm i Këshillit Politik mendohet të jetë i fundit për të përfunduar dhe vulosur reformën zgjedhore dhe të gjitha pikat për të cilat palët kanë arritur marrëveshje të përkthehen në amendamente ligjore dhe të mirëpërcaktuar në Kodin e ri Zgjedhor. Prej orës 17:00 vijon takimi mes anëtarëve të Këshillit Politik, ku ekspertët e të gjitha palëve dhe ata të OSBE/ODIHR-it po plotësojnë teknikalitetet e të gjithë kuadrit ligjor të reformës zgjedhore.