#tvora #rtvoranews
I ftuar në Ora News, anëtari i kryesisë së PD-së, Aleksandër Biberaj u shpreh se opozita parlamentare është një patericë e qeverisë.
Ai tha se kërkesa për ndalimin e koalicioneve zgjedhore është një gjë e cila nuk ndodh në asnjë vend të botës duke e cilësuar si një çmenduri të mazhorancës.
Biberaj: Pas marrëveshjes së arritur me opozitën, duket se qeveria u bë pishman, dhe po kërkon mënyra të reja për t?i devijuar kësaj marrëveshjeje, edhe pse u arrit në prani të ambasadorëve të huaj. Opozita parlamentare, ka treguar se është patericë e qeverisë dhe po tregon se po i shërben qeverisë.
Listat e hapura është pranuar edhe nga PD, ose lista të hapura ose sistem mazhoritar, por nuk ka pranuar mazhoranca. Ndërsa koalicionet parazgjedhor, që të ndalohen me kushtetutë nuk ndodh në asnjë vend të botës. Kjo është tragjiko-komike dhe nuk do të lejohet nga opozita nëse kjo çmenduri e mazhorancës do ta miratojë në Parlament.
Biberaj tha gjithashtu se, deputetët që kanë firmosur për këto ndryshime kushtetuese nuk janë përfaqësues të opozitës dhe nuk janë votuar nga qytetarët.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/biberaj-ndalimi-i-koalicioneve-parazgjedhore-cmenduri-opozita-parlamentare-paterice-e-qeverise
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp