Kryeministri Edi Rama u shpreh se e priste që numrat do të rriteshin. Madje, ai tha se me vetëdije nuk janë marrë masa të forta ndëshkuese për bizneset këtë periudhë të rihapjes me argumentin për të qenë mirëkuptues, por kjo e agravoi situatën. Edi Rama: Kemi zgjedhur me vetëdije rrugën e këshillimit dhe mirëkuptimit dhe jo të ndëshkimit dhe as mbylljes së bizneseve që nuk respektojnë një për një protokollet e sigurisë, sepse kemi dashur që të jemi mirëkuptues, të bëjmë çmos, që t'ia lehtësojmë secilit sa të mundemi hallin që na zuri të gjithë bashkë