Atentati ndaj prokurorit, babai Andi Malokut letër institucioneve: 1 mln euro për zhdukjen e provave

2020-06-16 12

#tvora #rtvoranews

Një pagesë prej 1 milion eurosh e derdhur me qëllim zhdukjen e provave po pengon zbardhjen e vrasjes së Andi Malokut, shoferit të prokurorit Arjan Ndoj. Akuza është bërë nga babai i 23-vjeçarit Genci Maloku i cili i ka dërguar letër institucioneve kryesore të shtetit. Ai i ka kërkuar që drejtësia të veprojnë për të vënë para përgjegjësisë autorët të cilët sipas tij po punojnë për të fshehur provat.

Babai i 23-vjeçarit Andi Maloku, pretendon se vrasja e ish shoferit të prokurorit Arjan Ndoja nuk po zbardhet pasi janë paguar 1 milion euro për zhdukjen e provave.

Genci Maloku i ka dërguar një letër të gjitha institucioneve shqiptare, përfshirë kryeministrin Rama si dhe ambasadorëve të BE dhe të SHBA.

Në letër babai i viktimës së atentatit të ndodhur nëntorin e vitit të kaluar kërkon të zbardhet ngjarja ndërsa vë theksin te një sërë paligjshmërish që sipas tij po e shoqërojnë këtë hetim.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/atentati-ndaj-prokurorit-ndoja-babai-i-andi-malokut-leter-institucioneve-jepen-1-mln-euro-zhdukjen-e-provave

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv