Nis ndarja e granteve në Shijak, përfitojnë 1500 familje - News, Lajme - Vizion Plus

2020-06-16 5

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shpërndarja e parë e granteve për riparimin e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26 Nëntorit nis me Shijakun. Janë mbi 1 mijë e 500 familje që do të përfitojnë drejpërdrejt pagesat për të kryer gjithë punimet e nevojshme pavarësisht dëmit të shkaktuar, i lehtë apo i rëndë. Shuma e vënë në dispozicion nga qeveria shqiptare në ndihmë të banorëve të prekur të Shijakut është 513 milionë lekë.ELTON ARBANAKRYETAR I BASHKISE SHIJAK1174 familje në banesa individuale dhe 339 familje në 27 banesa kolektive, përfitojnë drejtpërsëdrejti pagesat e granteve për riparimin e dëmeve të shtëpive të tyre në Shijak. Shpërndarja bëhet nëpërmjet postës dhe bankës, por duke qenë se pjesa më madhe s?kanë llogari në bankë, i marrin në postë për lehtësi. Deri në fundjavë mbyllet lidhja e kontratave, qytetarët pastaj mund të shkojnë për të tërhequr pagesat?.Rindertimi ketu ne bashkine tone ka nisur, pastrimi po ecën shumë mirë, është bërë 50% e tyre, brenda 8 ditëve përfundon. Sa i përket 2 shkollave nesër do të dorëzohen sheshet e fazës së ndërtimit. Kemi bërë dhe një punë tjetër, meqë kemi rreth 3 mijë aplikues, dhe numri i dosjeve të tyre është shumë i madh. Kemi bërë skanimin e dosjeve për t?i futur në USB?Për t?u siguruar se ndihma financiare e dhënë për banorët e prekur nga lëkundja sizmike do të shkojë vetëm për rindërtimit, kryeministri Edi Rama kërkoi që procesi të monitorohet në çdo etapë të tij.EDI RAMAKRYEMINISTERTë përzgjedhin 3 përfaqësues, se ndoshta është më e vështirë që të bihet dakord, 1 përfaqësues nga bashkia për të ndjekur procesin dhe të jenë vetë banorët që të kenë sytë në proces dhe që fondi i akorduar familje në familje t?u jepet familjeve.Deri më tani të vetmet bashkia të cilat nuk kanë mbyllur procesit e verifikimit dhe dorëzimit të të dhënave, që mundësojnë dhënien e granteve, janë Durrësi, Tirana dhe Lezha. Ministri i Shtetit për Rindërtimin angazhohet se nëse ky proces mbyllet edhe në tre bashkitë e fundit, brenda muajit Korrik të gjitha familjet e prekura nga lëkundja sizmike do të marrin grantet.Dhënia e granteve është vetëm njëra fazë e planit të rindërtimit, ajo e ndihmës financiare për riparimin e shtëpive individuale dhe kolektive. Procesi vazhdon me ndërtimin e shtëpive të cilat u shembën apo investimet në infrastrukturë.