#tvora #rtvoranews
Komisioni Europian ka tani gati kornizën e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore dhe do ta paraqesë atë përpara Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme më 17 qershor. Megjithatë hapja zyrtare e negociatave nuk ka ende një datë, pasi korniza duhet të miratohet nga të gjitha vendet anëtare dhe vetë Shqipëria duhet të përmbushë të paktën 15 kushte.
Pasi Tirana dhe Shkupi zgjidhën mosmarrëveshjet politike, kryesisht të lidhura me zgjedhjet e ardhshme në të dy vendet kandidate, tani Komisioni Europian është gati t?i paraqesë më 17 qershor Këshillit të BE-së kornizën e negociatave. Korniza është dokumenti bazë që përcakton mënyrën se si do të zhvillohen bisedimet e pranimit me të dy vendet.
Më pas korniza do të shqyrtohet nga secili vend anëtar dhe varianti përfundimtar do të miratohet nga samiti i udhëheqësve të BE-së në muajin tetor.
Dokumenti pritej që t?i paraqitej Këshillit që më 8 qershor, por duket se Brukseli priti zgjidhjen e mosmarrëveshjeve politike në Tiranë dhe Shkup.
Në Tiranë, Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara ndërmjetësuan një marrëveshje mes palëve për reformimin e kodit zgjedhor ndërsa në Shkup, u prit derisa partitë politike ranë dakord për datën e re të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, për të cilat u vendos 15 korriku.
Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/korniza-e-negociatave-shkon-ne-keshill-prezantohet-me-17-qershor
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv