Nis dhënia e granteve, në Shijak përfitojnë 315 qytetarë, Rama: Gati fondi dhe për bashkitë e tjera

2020-06-16 0

Shtatë muaj pas tërmetit të 26 nëntorit ka filluar dhënia e granteve të para në Shqipëri për Rindërtimin e ka filluar me Shijakun ku 315 qytetarë kanë tërhequr fillimisht grantet për Rindërtimin sipas shkallës së përcaktuar të dëmtimit nga ekspertët.


Në javën e parë janë lidhur 637 kontrata dhe kanë tërhequr pagesën në bankë 315 individë. 1174 familje në banesa individuale dhe 339 familje në 27 banesa kolektive, përfitojnë drejtpërsëdrejti pagesat e granteve për riparimin e dëmeve të shtëpive të tyre në Shijak.

Kryeministri Rama, në një mbledhje online u shpreh se Shijaku po ecën në rrugën e duhur, ndërsa shtoi se është gati fondi edhe për bashkitë e tjera.

?Besoj se modeli i krijuar në Shijak, na vlen shumë për shtrirjen e mëtejshme në bashkitë e tjera sepse ashtu sikundër u lëvrua i gjithë fondi për të adresuar dëmet e riparueshme, është gati fondi edh për të gjithë bashkitë e tjera. Modeli i krijuar në Shijak është shumë ndihmës sepse tani është si të thuash një rrugë e shtruar?, tha kryeministri.

?315 marrin grantet e para. Ka të tjerë që po shkojnë të marrin. Janë dhe 530 kontrata ende pa lidhur?, u shpreh Elton Arbana, në një konferencë online duke shtuar më tej se ?deri në fundjavë mbyllim lidhjen e kontratave. Qytetarët të shkojnë tek sportelet e Postave dhe bankave të nivelit të dytë?.

Kryeministri Rama shprehet se ka vetëm një merak, atë të familjeve me godina të përbashkëta, lidhur me riparimin e dëmeve në këto godina.

?Kam vetëm një merak. Për familjet me godina të përbashkëta. Lidhur me faktin se riparimi i dëmeve në këto godina, aty ku sigurisht është konstatuar se godina është e riparueshme, ka lidhje edhe me ambientet e përbashkëta. Por edhe me përgjegjshmëri nga qytetarët. Ato fonde të konsiderueshme në raport me të ardhurat e tyre, të mos devijojnë. Si do ta garantoni që grantet për riparimet të shkojnë për riparimet. Mbi të gjitha të ketë një bashkëpunim me ambientet e përbashkëta?, thotë kryeministri.

Kryebashkiaku i Shijakut e siguroi se pallatet do të kenë nga një administrator që të merren me menaxhimin kolektiv të shumave të dhëna nga banorët si dhe do ngrihet edhe një komision në Bashki.

?Meqenëse janë këto godina. Kemi vendosur administratorë, si p.sh. tek pallati. Firma e ndërtimit merret me meremetimin e pallatit. Jo çdo qytetar merret me këto. Prandaj administratori merret me menaxhimin e fondit të këtij pallati. Dhe një firmë e licensuar që meremeton. Nesër në orën 5 marrim vendim në Këshillin Bashkiak?, tha ai.

Kryeministri propozon që qytetarët duhet të kenë 3 përfaqësuese dhe 1 nga bashkia për të monitoruar procesin në mënyrë që gjithkush të marrë atë që i takon.

?Komuniteti i banorëve duhet të zgjedhin 3 përfaqësues. Një përfaqësues nga bashkia për të ndjekur procesin, jo për të imponuar apo influencuar. Vetë banorët të kenë sytë në proces dhe gjithë fondi i akorduar familje për familje të shpenzohet dhe të gjithë të dalin të fituar. Shumë mirë dhe me komisionin e Këshillit Bashkiak. Ndërkohë nga an...