#tvora #rtvoranews
Pas rasteve pozitive me koronavirus në burgun 313, SPAK dhe Gjykata kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit kanë kërkuar testimin e të gjithë punonjësve.
"Ka qenë një kërkesë e dy drejtuesve që të bëhet testi serologjik dhe molekular për të gjithë punonjësit. Bëhet fjalë për gjyqtarë, prokurorë, oficerë të policisë gjyqësore dhe administrata. Kjo nisur nga rastet pozitive në radhët e të burgosurve që ishin të shoqëruar dhe në ambjentet e gjykatës. Rezultatet e testit molekular kanë dalë të gjitha negative, ndërkohë priten rezultatet e testit serologjik" raportoi gazetarja e Ora News, Keti Banushi.
Ndërkohë vijojnë masat shtrënguese në GJKKO dhe SPAK që janë në një godinë.
Disa herë në ditë bëhet dezinfektimi i ambjenteve.
"Kjo gjykatë vijon të mbajë masa të forta, shumë nga seancat gjyqësore janë online për rastet që e parashikon ligji. Për të paraburosurit e tjerë, paraqiten në sallat e gjyqit me maska, dhe në sallë nuk lejohen gazetarët vetëm avokatët dhe prokurorët që gjithashtu janë me maska" raportoi Banushi.
Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/testime-covid-ne-spak-e-gjkko
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv