Punëtori i ndërtimit bie nga pallati - (9 Qershor 2000)

2020-06-16 6

Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Isuf Kaçi 22-vjeç punëtor ndërtimi ka rënë dje nga kati i 11-të i këtij pallati që ndodhet në qendër pas hotel Tiranës. Kaçi së bashku me katër punëtor të tjerë kanë qenë duke tërhequr vinçin në katin e 11-të. Zinxhirët që mbanin vinçin janë këputur ndërkohë që katër punëtorët e tjerë kanë shpëtuar, ndërsa 22-vjeçarin vinçi e ka marrë me vete.

Pas kësaj Prokuroria e Tiranës, ka nxjerrë tre urdhëra ndalimi për pronarin e firmës Agim Cani dhe për inxhinierin dhe teknikun e firmës, për mos zbatim të rregullave të sigurimit teknik. Ky është rasti i parë i arrestimeve për shkak të pasigurisë teknike të firmave të ndërtimit.

Isuf Kaçi i lindur në fshatrat e Lurës, kishte vetëm 5 ditë që punonte për këtë firmë ndërtimi e si pjesa më e madhe e punëtorëve në ndërtim nuk kishte as kontratë dhe as sigurime shoqërore. Tragjedia nuk përfundon me vdekjen e punëtorit 22-vjeçar. Apartamenti i firmës Cani është ndërtuar ngjitur me një shtëpi dy katëshe, ku banojnë dy familje. Dje kjo grua ka shpëtuar për mrekulli pasi vinçi i rëndë që ka rënë nga lartësia e 11 kateve ka shembur çatinë e shtëpsë.

Në këtë shtëpi krejt të amortizuar dy familjet jetojnë me tmerr që kur ngjitur me themelet e tyre janë hapur themelet e një super pallati 11 katësh. Njerëzit tregojnë se janë ankuar pa fund. Banorët e kësaj shtëpie mbajnë rradhën prej vitesh në listat e të pastrehve të Tiranës. Tani janë plotësisht pa çati mbi kokë./tvklan.al


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/