Operatori turistik Xhimi Lamaj: ‘’ Ende nuk kemi një protokoll të qartë''

2020-06-16 5

Në një intervistë në Rreze Dielli, ishin të ftuar Xhimi Lamaj operator turistik si dhe Alma Celaj moderatore, të cilët folën mbi pushimet në Shqipëri këtë vit, cilat janë pikat që mund të vizitojmë dhe llojet e turizmit.
Masat e marra nga qeveria, duket se është një nga problemet më shqetësuese për operatorët turistikë këtë vit, pasi protokolli nuk është ende I qartë.
?? Për momentin ende nuk kemi ndonjë protokoll të qartë, ka dalë por akoma nuk jemi të sigurtë realisht se kur do të filloj sezoni, bëhej fjalë që linjat ajrore të fillojnë me 1 korrik por akoma nuk kemi asgjë të sigurtë dhe gjithë komunikimet që kemi me partnerët jashtë, nuk kanë asnjë lloj informacioni se kur do të filloj puna. Të gjitha shtetet janë të mendimit që mos të lëvizin, të bëjën turizëm brenda vendit të tyre, të lëvizin vetëm për nevoja të jashtëzakonshme.
Ai shprehet pesimist për turistët e huaj madje edhe për turistët që mund të vinin nga rajoni, si Kosova.
?? Para dy ditësh ishin grupe rumune që duhet të vinin me autobus dhe tani kanë future karantimin për turistët që vijnë në Shqipëri dhe kthehen mbrapsht?? .