Sezoni turistik/ Durrësi në kaos, ende nuk ka nisur përgatitja për turistët

2020-06-16 4

Në një intervistë në Rreze Dielli, ishin të ftuar Xhimi Lamaj operator turistik si dhe Alma Celaj moderatore, të cilët folën mbi pushimet në Shqipëri këtë vit, cilat janë pikat që mund të vizitojmë dhe llojet e turizmit.
Operatori turistik XHimi Lamaj I pyetur për situatën aktuale në bregdetin e Durrësit, duke qenë dhe një ndër plazhet më të frekuentura gjatë sezonit turistik, u shpreh se situata atje nuk paraqitet aspak e mirë, ku ende nuk është bërë pastrami I plazhit.
?? Para dy ditësh bëra komplet një shëtitje në bregdetin e Durrësit, ishte për të ardhur keq, të gjitha hotelet komplet nga mali Robit, deri tek Ura Dajlanit, të gjitha hotelet ishin boshë, me dy tre veta staf dhe më erdhi keq. Dhe përgatitjet akoma nuk kishin filluar, pjesa jashtë, më tepër pjesa e çadrave ishte një kaos. Urojmë që të ndërhyhet sa më shpejt?? shprehet ai.