Manastirliu: 550 shtreter ne dispozicion per pacientet me Covid-19

2020-06-15 11

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, është shprehur përballë gazetarit Blendi Fevziu disa javë më parë se nëse në Spitalin Infektiv shtrohen 80 pacientë dhe 15 futen në terapi intensive atëherë do ndalohet në vend, por nuk do të ketë kthim mbrapa. Mirëpo rastet e ditëve të fundit janë shtuar ndjeshëm dhe çfarë pritet të ndodhë?
Ministrja Manastirliu ishte e ftuar këtë të enjte në emisionin ?Opinion? në Tv Klan ku tha se situata do të vlerësohet në mënyre dinamike. Ajo u shpreh se janë gati disa skenarë dhe sistemi shëndetësor është i gatshëm të përballojë situatën edhe nëse shtrohen 80 pacientë në Spitalin Infektiv.
Ministrja tha se në Shqipëri janë 550 shtretër që do të shërbejnë për të trajtuar pacientët me koronavirus.
?Kemi disa skenarë gati për t?i aplikuar. Kemi bërë gati që sistemi të përballojë raste mbi 80. Nëse i kalojmë mbi 80 Spitali Infektiv ka 120 shtretër kapacitetin, pastaj kemi bërë gati spital 2 që është ?Shefqet Ndroqi?, Covid 3 që është ish-Kirurgjia dhe Covid-4 që është ish-Kristal. Në total janë 550 shtretër për të trajtuar pacientët me Covid-19?, tha Manastirliu./tvklan.al

#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan
Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. ?Opinion? vjen në katër takime çdo javë ? e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/