Dy aksidente të rënda janë regjistruar mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë-Elbasan dhe në Librazhd, ku sipas raportimeve dy persona kanë mbetur të plagosur.
Sipas informacioneve një automjet i cili po udhëtonte me shpejtësi në autostradë ka dalë nga rruga dhe si pasojë drejtuesi i mjetit është plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë.