I dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, njoftoi se qeveritë e këtyre dy vendeve kanë rënë dakort që përfaqësues të tyre të takohen në 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë. Përmes një postimi në Tëitter, Grenell tha gjithashtu se Serbia ka pranuar të pezullojë përkohësisht fushatën e tërheqjes së njohjeve të pavarësisë së Kosovës dhe përpjekeve të saj për të kërkuar anëtarësime ndërkombëtare. ?Lajm i mirë. Sapo mora angazhimin e qeverive të Kosovës dhe Serbisë që të takohen në Uashington DC, në Shtëpinë e Bardhë në 27 qershor, për të biseduar për dialogun. Nëse njëra palë nuk është e kënaqur me këto bisedime, ato mund të kthehen sërish në status quo, pasi të largohen nga Uashingtoni. Siç kemi thënë vazhdimisht, ne së pari duhet të arrijmë përparim në rritjen e ekonomive. Ky është fokusi. I mirëpres këto diskutime?, ka shkruar Grenell në Tëitter. REL mësoi se në takimin në Shtëpinë e Bardhë, Kosova do të përfaqësohet nga presidenti, Hashim Thaçi dhe kryeministri, Avdullah Hoti. Në fillim të muajit, Qeveria e re e Kosovës shfuqizoi masat e reciprocitetit ndaj Serbisë dhe tha se pret që Serbia të ndalë fushatën e çnjohjeve, me qëllimin që t?i jepet një shans dialogut.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Grenell#Kosovo#TopChannel