Reforma në gjyqësor dhe Vetingu kanë trembur korrupsionin në drejtësi, ndërsa gjyqtarët tashmë po bëjnë shumë kujdes me praktikat korruptive. Ky është konkluzionin i Shërbimit Informativ Shtetëror në raportin për veprimtarinë vjetore për vitin 2019, në kapitullin për korrupsionin në Shqipëri. Raporti është paraqitur nga kreu i institucionit kryesor të sekreteve në vend, Helidon Bendo. ?Për shkak të masave të shtuara kundër korrupsionit dhe reformës në drejtësi, elementë të sistemit të drejtësisë shfaqin kujdes të shtuar për të shmangur ekspozimin dhe lidhjet me elementë të besuar me akses direkt në Veting, si dhe dëshirë për të dëshmuar performancë në proceset gjyqësore të drejtuara prej tyre, përmes formulimit të akuzave, zvarritjes së procedurave apo dhënies së vendimeve maksimale të parashikuara në ligj?, thuhet në raport.