Maturantët përfundojnë në provimin e matematikës: S'kishte paqartësi si testi i Gjuhës Shqipe

2020-06-15 0

TIRANË- Për më se 2 orë e 30 minuta, maturantët në të gjithë Shqipërinë i janë nënshtruar testit të matematikës. Rreth 32 mijë maturantë u ulën në bankat e shkollës për të testuar njohuritë e marra përgjatë 3 viteve. Ndryshe nga sa ndodhi me provimin e Gjuhës dhe Letërsisë, kësaj radhe në përfundim të provimit, maturantët dolën të qeshur, duke thënë se teza e provimit nuk ishte shumë e vështirë.