7 depute, 8 kerkesa per reformen - News, Lajme - Vizion Plus

2020-06-15 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shtatë deputetë, njëherësh kryetar të partive të vogla të opozitës në parlament dalin me propozime të reja për ndryshime në kodin elektoral dhe kushtetutë. Në një mbipërpjekje për t?u kuptuar mes veti për kërkesat e tyre, Kostaq Papa, kryetar i Partisë Emigracioni Shqiptar artikuloi propozimet, të cilat nëse nuk gjejnë reflektim përkthehen në votë kundër reformës zgjedhore të dakordësuara mes socialistëve dhe opozitës së bashkuar. KOSTAQ PAPA KRYETAR, PARTIA EMIGRACIONI SHQIPTARKy grupim u shpreh kundër nismës se grupit tjetër të opozitës parlamentare me në krye drejtuesin e grupit parlamentar demokrat Myslim Murrizi që eshte deklaruar për korrektim kombëtar të votave për partitë që kalojnë pragun 5 për qind, hapje të listave dhe heqjen e koalicioneve parazgjedhore.