Top News-Shkencëtarët: Testet negative të antitrupave nuk nënkuptojnë se nuk e keni kaluar Covid 19!

2020-06-15 0

Edhe personat të cilët rezultojnë negativë në testet e antitrupave, mund të kenë kaluar Covid 19. Ekspertët kanë ngritur dyshime mbi këto teste, të cilat tregojnë nëse keni qenë të infektuar dhe këtë e bëjnë përmes pikasjes së antitrupave nga gjaku i marrë në gisht. Sipas shkencëtarëve, disa persona mund ta kenë luftuar sëmundjen vdekjeprurëse me qeliza T në vend të antitrupave. Limfocitet T janë pjesë e përgjigjes tre fazëshe të trupit ndaj një infeksioni. Të ashtëquajturat qeliza ? imune jospecifike?, reagojnë menjëherë ndaj cdo trupi të huaj. Ato marrin dy forma: qeliza T ? ndihmëse? dhe qeliza T ? vrasëse?, shpjegojnë mediat britanike. Të fundit e sulmojnë virusin direkt, dhe nëse ai i shpëton atyre, vjen linja e mbrojtjes, me qelizat T ndihmëse. Kjo është faza e tretë dhe këtu krijohen antitrupat. Por sipas ekspertëve, mund të ndodhë që virusi të goditet që në dy fazat e para dhe kështu, nuk mbeten shenja të luftës ndaj tij në gjak. Ky pretendim vjen në kohën kur vazhdojnë përpjekjet për të kuptuar më mirë reagimin imunitar ndaj sëmundjes së re, si dhe ato për gjetjen e një vaksine që të mbrojë nga koronavirusi. Kompani të ndryshme nëpër botë janë vënë sakaq dhe në garë për krijimin e saj, por ndërsa kjo mund të kërkojë shumë kohë, vazhdojnë dhe përpjekjet për gjetjen e një medikamenti.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Antitrupat#Scientist#TopChannel