Report TV -SPECIALE /“Nuk kam shumë kohë”, shuhet eruditi Moikom Zeqo, miqtë rrëfejnë poliedrikun!

2020-06-15 1

Një ndër mendimtarët më të rëndësishëm edhe të rrallë të kulturës sonë kombëtare, eruditi Moikom Zeqo nuk do të jetë më fizikisht midis nesh.
Pas një lufte të gjatë disavjeçare, me sëmundjen e rëndë të leucemisë akute, mjeshtri i fjalës së lirë, u shua mëngjesin e 15 qershorit, në moshën 71-vjeçare.

?Nuk kishte një të dytë. Mjafton të thuash Moikom, edhe s?ka nevojë që të thuash Zeqo. Kushdo e di kush ishte Moikomi, edhe sesa ka bërë për politikën edhe kulturën shqiptare, që të emancipohej në rrugë demokratike. Ishte një figurë e rrallë, një dijetar?, shprehet ish- diplomati Fatos Tarifa.