Ankesat për zgjedhjet, Gjykata Administrative s’ka kushte

2020-06-15 0

Në vend se në gjykatë, debat publik do ketë në zyra. Gjykata Administrative nuk ka sallë gjyqi ku do vendosej për ankesat eventuale lidhur me zgjedhjet. Sipas Ligjit për Procedurë Administrative, seancat e Gjykatës Administrative duhet të jenë publike dhe në to të jenë pjesë të gjitha palët e përfshira. Në kushte të pandemisë nevojitet distancë mes të pranishmëve, që duke pas parasysh mundësitë teknike të gjykatës, vështirë se mund të plotësohet. Kryetari i Gjykatës Administrative, Burim Sejdini për Alsat thotë se ligji patjetër duhet të respektohet dhe paralajmëroi se do të organizohen në mënyrë që t?u përgjigjen të gjitha ankesave të partive. Por, kur bëhet fjalë për lëndë ku ka të përfshirë më shumë persona, gjykata nuk do mund të sigurojë debate publike.

"Qytetarët faktikisht nuk do kenë mundësi të marrin pjesë në seancat publike kur i kontestojnë vendimet e organeve publike, megjithëse një mundësi e tillë ligjore është e përshkruar me Ligjin e ri për konteste administrative, dhe e gjithë kjo do të çojë në procedime të shumta përpara Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, epilogu i të cilave do ishte në dëm të shtetit tonë ".

"Ne nuk kemi salla gjyqi që qytetarët të marrin pjesë në seancat publike. Për shkak të kësaj, ata mund të fillojnë procedurat para GJEDNJ, në dëm të shtetit?, u shpreh Burim Sejdini, Kryetar i Gjykatës Administrative.

Gjykata Administrative ka ambiente të reja por vetëm në letër. Para thuajse dy viteve Qeveria mori vendim që Gjykata Administrative të zhvendoset në ndërtesën e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, por objekti në të cilin duhet të shpërngulen ende nuk ka leje nga Komisioni i kësaj ministrie.

Igor Stefanovski

Free Traffic Exchange