Moikom Zeqo, i cilësuar si një ndër zërat e më të rëndësishëm të kulturës sonë kombëtare është shuar mëngjesin e sotëm. Prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë (leucemi akute) dhe ishte nën kurim të vazhdueshëm. Intervistën e fundit Zeqo e dha për Report Tv, ku foli për marrëveshjen për Reformën Zgjedhore, sipas së cilit ajo nuk zgjidhte problemet që ka vendi ynë.