Zgjedhjet parlamentare mbahen më 15 korrik

2020-06-15 0

Partitë kanë arritur marrëveshje për datën e zgjedhjeve. Më 15 korrik vendi shkon në zgjedhje parlamentare. Këtë e konfirmoi lideri i LSDM-së, Zoran Zaev i cili deklaroi  se kushtet e VMRO-DPMNE-së janë pranuar dhe se lëvizje nga kjo datë nuk ka. 13 dhe 14 korriku do të jenë data kur do të votojnë personat në vetizolim, të sëmurët me Kovid-19 dhe qytetarët që kanë sëmundje të tjera dhe nuk janë në gjendje t?iu drejtohen kutive të votimit. Do të propozohet vazhdimi i gjendjes së jashtëzakonshme me qëllim përputhjen e afateve me datën e zgjedhjeve.


?15 korrikun e vulosim si datë përfundimtare për në të cilën me garanci do të merr pjesë edhe VMRO-DPMNE-ja. Sot fola përsëri me Mickoskin dhe më tha se pranon zgjedhje më 15 korrik- deklaroi Zoran Zaev, Kryetar i LSDM-së.

Nga VMRO-DPMNE thonë se 15 korriku është datë e pranueshme.

Derisa Zoran Zaev i pranon dy kushtet themelore të VMRO-DPMNE-së atëherë do të shkojmë në zgjedhje dhe do t?i fitojmë. Nëse nuk i pranon dëshmon se friket nga humbja- pohoi Antonio Milloshoski, Deputet i VMRO-DPMNE-së.

Për BDI-në 15 korriku është datë e pranueshme.

BDI
?Konsensusi është parimi jonë i funksionimit në shoqëri multietnike sepse eviton mbivotimin dhe margjinalizimin i cili në këtë rast parandalon krizën politike?.

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa këmbëngul në datë me konsensus dhe proces legjitim.

 ASH-AAA
?Kemi vlerësuar se përveç 12 prillit është e pranueshme çdo datë tjetër që do të sillet me konsensus të plotë nga të gjitha forcat politike në vend?.

Kryetari i Kuvendit ka njoftuar se dekretin për zgjedhje do ta ndryshojë pasi partitë politike të arrijnë konsensus për datën e zgjedhjeve.

Adrian Kerimi

Free Traffic Exchange