http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Policia e Shtetit është e angazhuar në aksione në subjekte tregtare, biznese dhe ndërmarrje për të monitoruar zbatimin e masave anti-COVID.Përmes një njoftimi për mediat, policia bëri me dije se ka në dorë emrat e të gjithë të infektuarve në vendin tonë.Policia e Shtetit apeloi të prekurit që të mos dalin nga banesat, por të karantinohen për të ndërprerë zinxhirin e transmetimit të virusit.?Policia e Shtetit disponon të gjitha listat e përditësuara me emrat e të infektuarve me COVID-19, të cilat iu vihen në dispozicion të gjitha Drejtorive Vendore të Policisë. Shërbimet e Policisë, në bazë të listave përkatëse, kanë telefonuar dhe kanë kontaktuar me secilin prej këtyre personave dhe u kanë kërkuar në mënyrë të prerë të mos dalin nga banesa, duke iu bërë me dije sanksionet ligjore të parashikuara në Aktin Normativ, në rast të shkeljes së vetëkarantinimit të detyrueshëm. Gjithashtu, krahas kontrollit të pandërprerë të personave të vetëkarantinuar, strukturat e Policisë vijojnë punën në terren, në bashkëpunim me Task Forcën, për monitorimin dhe kontrollin e çdo subjekti, institucioni apo njësie tregtare, për zbatimin e protokolleve të sigurisë të miratuara nga Instituti i Shëndetit Publik, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.?Këtë të hënë në vendin tonë u regjistruan 69 raste të reja me koronavirus.