OSBE/ODIHR-ja përgatitet për monitorimin e zgjedhjeve të 5 korrikut, duke u bazuar në ftesën zyrtare të Qeverisë. Alsat prej një jave ka adresuar një sërë pyetjesh në adresë të misionit të OSBE/ODIHR-së me seli në Varshavë por nuk kemi marrë përgjigje. Përfaqësues të këtij misioni nuk konfirmojnë nëse janë të gatshëm ta monitorojnë me kapacitet të plotë dhe a do të ketë strategji të veçantë monitorimi të përshtatur në kushte pandemie.
Por, ajo që dihet është se përbërja e përfaqësuesve të misionit të cilët do të dërgohen në vend do të jetë tërësisht e re, nga ajo që ?ateroi? në vend në muajin mars, përpara pezullimit të zgjedhjeve. Nëpërmjet thirrjes publike, ODIHR-ja kërkon shef të ri të misionit dhe ekspertë për kompletimin e ekipit. Sipas njoftimit, ekspertët duhet të jenë të gatshëm të fillojnë misionin në Maqedoninë e Veriut më 19 qershor.
Nga OSBE/ODHR-ja kërkuam të vlerësojë edhe protokollin e zgjedhjeve të përgatitur nga autoritetet shëndetësore, por edhe për këtë nuk kemi përgjigje.
OSBE/ODIHR-ja është ndër monitoruesit me të besueshëm ndërkombëtar për proceset zgjedhore.
Prezenca e tyre edhe në këto zgjedhje është kërkuar pothuajse nga të gjitha partitë, që në takimin e parë të liderëve për zgjedhjet. Së fundmi, për VMRO-DPMNE-në, monitorimi i ODIHR-së është ndër kushtet kryesore për zgjedhje të shpejta.
Fatlume Dervishi