TIRANË- Moikom Zeqo, i cilësuar si një ndër zërat e më të rëndësishëm të kulturës sonë kombëtare është shuar mëngjesin e sotëm. Prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë (leucemi akute) dhe ishte nën kurim të vazhdueshëm.
Moikom Zeqo (Durrës, 3 qershor 1949-15 qershor 2020 Tiranë) kreu studimet e larta në degën e Gjuhë-Leterisisë në Tiranë. Fillimisht punoi si redaktor letrar në gazetën "Drita".
Më pas poezitë e tij diktohen për hermetizëm nga udhëheqja e Kohës, dhe dergohet që të punojë si mësues në Rrogozhinë. Për të vijuar më pas 1979-1987 punë në Muzeun Arkeologjik të Durrësit, e më tej si specialist në sektorin e artit antik në Akademinë e Shkencave në Tiranë.
Është autor i 100 librave, në poezi, prozë, eseistikë dhe publicistikë. Veprat e tij janë përkthyer më disa gjuhë të huaja, anglisht, esperanto, gjermanisht etj.
Në fillim të viteve '90, qe pjesë e grupit organizator të Kongresit të 10-të të Partisë së Punës.
Më 1991 u emërua kryetar i Komitetit të Kulturës dhe po atë vit iu dha portofoli i ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Më 1991 u zgjodh deputet i PS dhe shërbeu deri më 1996. Më pas shkëputet nga politika, dhe zgjidhet drejtor në Muzeun Kombëtar, duke mos reshtur se qeni kritikë ndaj çështjeve të ndryshme politike, deri në ditët e fundi të jetës së tij.
Mban Urdhërin e Lartë ?Mjeshtër i Madh? dhe "Gjergj Kastëriot Skënderbeu". Intervistën e fundit Zeqo e dha për Report Tv, ku foli për marrëveshjen për Reformën Zgjedhore, sipas së cilit ajo nuk zgjidhte problemet që ka vendi ynë.