Basha në njësinë 1: Prioriteti i kryeministrit në kohën e krizës ishin oligarkët, jo biznesi!

2020-06-15 0

Kreu i PD Lulzim Basha zhvilloi një takim me bizneset në njësinë 1, Tiranë.


?Tatimorët gjobëvënës, rënia drastike e xhiros dhe fuqisë blerëse, marrja e ushqimeve me listë, mungesa e ndihmës nga qeveria, problemet kryesore për biznesin e vogël?, tha kreu i opozitës.

Sipas tij ?Prioriteti i kryeministrit edhe në kohën e krizës, ishin oligarkët, jo biznesi?.

Deklarata e Bashës

Ju përshëndes nga qendra e Tiranës, ku kam më shumë se një orë e gjysëm në takime me sipërmarrësit e vegjël, me bizneset e vogla, me qytetarë. në çdo cep të Tiranës ku kam qënë këto ditë dhe këto javë kam hasur një listë të gjatë problemesh, ankesash, hallesh që kanë pllakosur biznesin e vogël, sipërmarrjen e vogël, kanë pllakosur njerëzit, qytetarët në lagjet e Tiranës në qendër të Tiranës.

Shumë prej problemeve të sipërmarrjes janë të njëjta: është prania e pafund e inspektorëve tatimorë, e njerëzve që sillen si banda edhe jo si shtet, ku në këto kohë të vështira mendjen e kanë si e si të gjobisin e të nxjerrin edhe lekun e fundit nga xhepat e lodhur të sipërmarrësve të vegjël shqiptarë.

Problemi tjetër shumë i madh është rënia drastike e xhiros. Imagjinoni në dyqanet e bukës, dyqanet e ushqimoreve, tek dyqanet e mishit ka një rënie ëe tmerrshme të xhiros. Ndërsa të tjerët që e mbajnë dyqanin hapur sa për të thënë, më kanë treguar këto ditë, edhe sot, se e mbyllin gjithë ditën pa asnjë klient, mbyllin gjithë javën me 30-40-50 mijë lekë të vjetra xhiro, xhiro tërësisht e pamjaftueshme për të larë qeratë, jo më për të mbajtur familjen apo për të mbajtur fëmijët me bukë.

Kjo është gjendja e sipërmarrjes së vogël shqiptare që është 70 % e sipërmarrjes së ekonomisë në tërësi. 7 në 10 njësi të ekonomisë shqiptare përbëhën nga sipërmarrja e vogël. Dhe në ato raste ku kanë marrë atë ndihmë simbolike dhe totalisht të pamjaftueshme, totalisht të pakrahasueshme me dëmin që u ka shkaktuar mbyllja e biznesit gjatë periudhës së karantinës, ato para siç i kanë marrë i kanë çuar drejtëpërdrejt për të paguar qeratë, për të paguar faturat e energjisë që edhe kur i kanë pasur qepenat e mbyllur, u kanë ardhur me faturë afrofe.

Problem tjetër i madh dhe problem kryesor është rënia totale e fuqisë blerëse. Në këto ushqimore dhe ushqimore të tjera kam parë lista të cilat janë dyfishuar gjatë këtyre 2 muajve të fundit, lista të cilat kanë qënë të mëdha edhe më përpara, por që tashmë po kthehen në problemin kryesor.

Siç e kemi paralajmëruar, mungesa e ndihmës për njerëzit mungesa e ndihmës për konsumatorët, për familjarët shqiptarë u përkthye drejtpërdrejt në një problem që u transmetua në gjithë zinxhirët e ekonomisë. Kur nuk kanë para njerëzit për të blerë ushqimet për të blerë bukën e gojës, kjo reflektohet, natyrisht edhe te sipërmarrja e vogël, reflektohet tek gjithë zinxhiri i furnizimit, reflektohet pastaj dhe tek ata sektorë të prodhimit që punësojnë një pjesë.

Me këtë sjellje kjo qeveri dhe ky kryeministër kanë provuar katërcipërisht se prioritet edhe në kohën e tmershme të kr...