Report TV - Sulmohet me breshëri arme kompleksi 'Eiffel'! Kush është pronari, nipi iu vra me nënën

2020-06-15 3

TIRANË- Një person ende i paidentifikuar ka qëlluar me breshëri në drejtim të një kompleksi në Yrshek, ku fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por dëme të mëdha materiale.

Report Tv mëson se bëhet fjalë për kompleksin "Eiffel" që gjendet në rrugën dytësore Tiranë-Vorë, e cila është në pronësi të Enver Çaushit 49-vjeç. Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnate, rreth orës 00:30, ku fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

"Më datë 15.06.2020, rreth orës 00:35, në Yrshek, në rrugën dytësore Tiranë-Vorë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një kompleksi në pronësi të shtetasit E.Ç., 49 vjeç, ku ka vetëm deme materiale. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit", njofton policia.

Kush është Enver Çaushi? Enver Çaushi, pronari i kompleksit që u qëllua me breshëri arme gjatë mesnatës, mësohet se është daja i Elton Deliut, të vrarë në Tiranë dy ditë para ndërrimit të viteve. Vrasja është kryer brenda apartamentit të tij, ku e vdekur ka mbetur dhe nëna e tij. Është pikërisht kjo ngjarje e ndodhur e ndodhur në 2008, për të cilën po hetohet nëse ka lidhje me breshërinë e armëve të regjistruara pak pas mesnate. Pronari i këtij biznesi, Enver Çaushi ka deklaruar se shenjestër nuk ka qenë kompleksi i tij, por ndonjë nga banesat përreth. Ajo që vihet re është se pavarësisht se ky biznes ka qenë pre e një sulmi me armë, qytetarët e kanë frekuentuar atë njësoj sikur asgjë të mos kishte ndodhur.