Hapet Bypass-i i Fierit. Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sot për të inauguruar hapjen e rrugës. Sfida e radhës është Bypass-i i Vlorës.
"Me mbylljen edhe të anëkalimit tjetër, mbyllet përfundimisht Bypass-i i Fierit dhe nga sot kjo vepër e rëndësishme është në dispozicion të publikut, me të gjitha standardet e garantuara pas rishikimit tërësor të projektit. Këtë javë nis asfaltimi në Bypass-in e Vlorës dhe hapet gara ndërkombëtare për projektin e Tunelit të Llogarasë".Gjithashtu kreu i qeverisë shkruan se "Brenda qershorit hapet gara për ndërtimin e aksit prej 120 km përgjatë gjurmës së "Korridorit Blu", Milot - Thumanë - Rrogozhinë - Fier, i cili do të lidhet pikërisht me Bypass-in e Fierit dhe do të transformojë qenësisht infrastrukturën rrugore të Shqipërisë Turistike. Është vepër gjigante, fantastike" tha Rama.