Report TV - Shifra alarmante/ 69 raste të reja me COVID-19 në 24 orë! Mbyllet Bashkia e Durrësit!

2020-06-15 2

TIRANË- Numri i të prekurve me COVID-19 në 24 orë në Shqipëri po merr përmasa alarmante. Ditën e sotme janë konfirmuar pozitiv me koronavirus 69 persona, duke bërë që nga dita në ditë, të thyet rekordi i vendosur.

Shefja e Survejancës dhe Shërbimit të Inteligjencës Epidemike në ISHP, Eugena Tomini konfirmon se kjo rritje të numrit të të prekurve ka ardhur si pasojë e uljes së vigjilencës dhe moszbatimin e rregullave të përcaktuara mjekët, e ndërsa thekson se javëve të fundit janë konfirmuar shumë raste edhe në biznese, për këtë u bën thirrje që të respektojnë protokollet e sigurisë. Edhe pse këto shifra vendi ynë nuk i ka pasur as në kulmin e pandemisë, për Tominin, kjo nuk është për t'u shqetësuar, pasi koha e ekzpozimit të qytetarëve është shumë herë më e lartë se gjatë ditëve të karantinës.Duhet theksuar se kjo periudhë nuk mund të krahasohet me periudhën e pikut nën efektin e masave të karantinës, për vetë faktin se kemi kohë më të gjatë ekspozimi dhe numër më të lartë kontaktesh gjatë aktiviteteve rutinë të ditës, ku aktualisht 97 % e subjekteve janë në aktivitet. Nisur nga fakti se ditët e fundit po zbulohen raste pozitive në disa ndërmarrje dhe subjekte tregtare, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje edhe njëherë bizneseve, të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë: të dezinfektojnë ambientet, të kryejnë ajrosjen rregullisht, të përdoren maskat apo barrierat mbrojtëse në çdo subjekt shërbimi për qytetarët, siç e përcaktojnë protokollet e autoriteteve shëndetësore. Çdo shkelje do të konsiderohet me rrezik për shëndetin e qytetarëve dhe si e tillë do të ndëshkohet sipas ligjeve në fuqi", thotë mes të tjerave Tomini.