Sulmohet me breshëri arme kompleksit 'Eiffel' në autostradën Tiranë-Durrës! Ja kush është pronari

2020-06-15 11

TIRANË- Një person ende i paidentifikuar ka qëlluar me breshëri në drejtim të një kompleksi në Yrshek, ku fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por dëme të mëdha materiale.

Report Tv mëson se bëhet fjalë për kompleksin "Eiffel" që gjendet në rrugën dytësore Tiranë-Vorë, e cila është në pronësi të Enver Çaushit 49-vjeç. Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnate, rreth orës 00:30, ku fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Nuk dihen ende motivet e kësaj ngjarjeje dhe as autori, teksa grupi hetimor ka nisur hetimet.

"Më datë 15.06.2020, rreth orës 00:35, në Yrshek, në rrugën dytësore Tiranë-Vorë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një kompleksi në pronësi të shtetasit E.Ç., 49 vjeç, ku ka vetëm deme materiale. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit", njofton policia.