Sot në studion e Rreze Dielli u diskutua për vërtetësinë e abuzimeve seskuale në institucionet shtetërore për kujdesin për fëmijë si më ekspertin e kujdesit alternativë Saimir Bakalli si dhe psikologen Jonida Haxhiu e cila tregoi se si mund ti tregojmë fëmijëve se cfarë janë abuzimet seksuale dhe se si mundtë mbrohen fëmijet prej tyre.
Ndërsa psikologia Jonida Haxhiu thotë se edukimi mbi kuptimin e abuzimeve seksuale është një ndër bazat e edukimit të fëmijës dhe se shpesh sipas statistikave abuzimi ndodh nga persona të afër të familjes.
?? Nuk mjafton që ne ti themi fëmijëve që shiko nëse vjen dkush I panjohur të afrohet sepse shpesh herë keqkuptohet dhe këtë gjë e hasim dhe në takimet që bëjmë më fëmijët me prindërit, apo me edukatorët, që është ajo baza që nëse dikush të afron një karamelemos e pranon.Problemi është që shumicën e rasteve abuzimi nuk ndodh nga të panjohur por nga persona të njohur të familjes, abuzimi ndodh nga familjarë, nga kushërinj. Kështu që në këtë pikë prindri duhet të kuptojë që ky informacion I duhet dhënë vazhdimisht, ditë pas ditë si pjesë normale e edukimit.
Ajo thotë gjithashtu se puthja në buzë e fëmijëve nga të rriturit është një veprim I gabuar.
?? Për sa kohë kjo është një sjellje që ndodh, që vazhdon dhe se dimë sa vazhdon, kështu që duke pasur parasysh efektin që krijon, duke pasur parasysh keqkuptimet që kjo sjellje mund të mbart, duke theksuar ciltërsinë, sepse në shumicën dërrmuese të rasteve është një shenjë e afeksionit por duke qenë se mund të keqkuptohet mund të shtrembëroj komunikimin, afeksionin midis prindërit dhe fëmijës unë do isha kundër dhe jam kundër dhe gjithmonë kam qenë kundër këtij lloj afeksioni.