Report TV - 69 raste të reja me COVID në 24 orë! Mbyllet Bashkia e Durrësit, punonjësit në karantinë

2020-06-15 1

TIRANË- Numri i të prekurve me COVID-19 në 24 orë në Shqipëri po merr përmasa alarmante. Ditën e sotme janë konfirmuar pozitiv me koronavirus 69 persona, duke bërë që nga dita në ditë, të thyet rekordi i vendosur.Nisur nga fakti që në Bashkinë e Durrësit u konfirmua një rast me COVID-19, punonjësit janë futur në karantinë, duke bërë që ky institucion të mbyllë dyert. Burime për Report Tv bëjnë me dije se u është marrë tamponi të gjithë punonjësve, raste kontakti me të infektuarën, të cilët aktualisht janë mbyllur në shtëpi. Bashkia është mbyllur që nga dita e shtunë.