Wake Up/ Çfarë po ndodh me transportin publik? Shoqata: Na plotësoni kërkesat hapemi që nesër

2020-06-15 0

Sot është 15 qershor, data kur mendohej të riniste transporti urban dhe ndër urban në vend në bazë të një protokolli të sigurisë shëndetësore. Por ndoshta dhe nga presioni i Shoqatës së Transportit Qytetas që prej gati një jave është në protestë apo dhe numrave në rritje të të prekurve me COVID-19 hapja e transportit publik u shty për një afat të pacaktuar. Ndërkohë shoqata e transportit urban qytetas ka ngritur disa kërkesa për rifillimin e aktivitetit me pretendimin se ata nuk kanë mbështetjen e duhur financiare e shkaktuar kjo nga mbyllja e aktivitetit për tre muaj, por edhe nëse do të fillonin punë, reduktimi i udhëtarëve për autobus do të sillte një humbje të madhe për ta, e cila sipas shoqatës duhet të subvencionohet nga shteti. Megjithatë për të mësuar diçka më shumë rreth kërkesave të tyre, pse nuk është arritur ende një marrëveshje dhe a mund të zbatohet protokolli i sigurisë në autobusët e Tiranës në e demonstruam live, vështirësinë e respektimin e protokollit të masave në autobusin e linjës Kombinat-Kinostudio në një lidhje direkte, me kreun e Shoqatës së Transportit Qytetas, Rixhin Qoshja dhe gazetaren Edlira Sulejmani.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel